Aktuale

Brukseli pret epilog të qetë të zgjedhjeve maqedonase

Bashkimi Evropian pret që të gjitha partitë të marrin pjesë në mënyrë të qetë në rivotimin, që të përfundojë procesi zgjedhor në Republikën e Maqedonisë dhe të zgjidhet Qeveri, deklaroi zëdhënësja e Bashkimit Evropian, Maja Kocijançiç, njofton korrespondenti i MIA-s nga Brukseli.

“Ne i vërejtëm vendimet e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) dhe të Gjykatës Administrative. Tani duhet të lejohet procesi i ankesave që të zhvillohet nëpër rrjedhën e vet, pa kurrfarë intervenimi. Presim të gjitha partitë të marrin pjesë në mënyrë konstruktive dhe të qetë në procesin demokratik, që të mundësohet përfundimi i procesit zgjedhor dhe formimi i parlamentit të ri dhe Qeverisë së re”, tha Kocijançiç duke e transmetuar mesazhin e Komisionit Evropian në ditën e fundit të punës para Festave të Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri, me rastin e problematizimit dhe mospërfundimit të procesit zgjedhor në Republikën e Maqedonisë.

Zëdhënësja e Eurokomisionit, gjithashtu shtoi se Unioni pret që të gjithë liderët politik në Maqedoni të tregojnë përgjegjësi të madhe. Sipas Kocijançiç, KE fuqimisht e dënon çdo retorikë të rrezikshme dhe siç thonë “duke e përfshirë edhe targetimin e përfaqësuesve të bashkësisë ndërkombëtare në Shkup”. Sipas Zëdhënëses së Komisionit, kjo retorikë “e çon përpara vendin më larg rrugës euroatlantike, të cilën qytetarët e saj e duan dhe e meritojnë”.

“Ne presim që Qeveria e re të përkushtohet në zgjidhjen e qeverisjes sistematike të së drejtës, gjithashtu edhe të prioriteteve reformuese urgjente dhe të vazhdojë zbatimi i vazhdueshëm i marrëveshjeve paraprake politike. Ne do t’i mbështesim autoritetet në këtë pikëpamje”, tha zëdhënësja Kocijançiç./MIA/