Aktuale

Brod: Po ngiste traktorin, aksidentohet 13-vjeçari

Një 13 vjeçar është aksidentuar teksa ka tentuar të drejtojë një traktor në fshatin Brod, bën të ditur policia

Rasti ka ndodhur pasditen e së shtunës në fshatin Brod të Shtërpcës, ku është raportuar për një vetaksident me traktor të cili ka qenë duke e drejtuar një 13-vjeçar.

Policia bën të ditur se derisa ka qenë në lëvizje traktori, i mituri është rrëzuar dhe ka pësuar lëndime trupore, ndërsa traktori ka vazhduar duke lëvizur dhe ka goditur rrethojat e shkollës së fshatit.

I mituri është duke marrë trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.