Britney Spears e ka publikuar një video në rrjetet sociale, ku tregon aftësitë e saja në vallëzim.
Gjatë karrierës, vallëzimi dhe koreografia kanë qenë pjesë e performancave të këngëtares, mirëpo në periudhën e krizës disavjeçare, ajo e lëshoi veten.
Sidoqoftë, tash 34-vjeçarja e ka rimarrë veten dhe po rrugëton suksesshëm për t’u rikthyer në maje.
Krahas rregullimit të formave trupore, Britney ka treguar se nuk e ka humbur edhe talentin për të vallëzuar.
Për këtë do të bindeni, pasi të shikoni videon e mëposhtme.