Britney Spears ka pësuar krizë nervore.
Këngëtarja 37 vjeçare, Britney Spears ka përfunduar në një prej spitaleve amerikane të shëndetit mental, transmeton lajmi.net.
Burime pranë këngëtares kanë treguar për “TMZ” se e gjitha erdhi pasi Britney është shqetësuar për babain e saj i cili po vuan nga një sëmundje serioze.
Andaj, gjatë kësaj kohe ajo është përballur edhe me krizë mendore, kështu ka shkuar që të kurohet në njëqendër kushtuar shëndetit mendor në Los Angelos.
“Bie në dashuri me kujdesin për veten, mendjen, trupin, shpirtin. Të gjithë duhet të marrim pak kohë”, kishte shkruar ajo në postimin e fundit në Instagram./Lajmi.net/