Britney Spears është duke e shtrirë trupin e saj tërheqës në në gjitha fushat e medias para paraqitjes në Video Music Awards.
Këngëtarja është protagoniste e kopertinës së revistës “Flaunt”, e cila pritet të publikohet një ditë para performancës së saj në atë që vlerësohet se do të jetë e stilit hi-tech, për ta promovuar albumin e saj të ri.
Burime brenda organizatorëve të VMA kanë deklaruar se sivjet nuk ka surpriza – të tilla si puthja e Madonna-s ose gjarpri gjigant – pra, e gjitha ka të bëjë me muzikë.