Rajon & Botë

Britaniki i humbur prej 12 vitesh u rrëmbye për t’ia mësuar anglishten Kim Jong-ut!

Familja e një gjimnazisti,David Sneddon, i cili u zhduk gjatë një udhëtimi në Kinë në 2004-ën, nuk kishte marrë deri më tani shenja jete nga djali  i tyre,  kjo para se një agjenci japoneze e lajmeve të njoftonte se ai u rrëmbye nga qeveria e Koresë së Veriut.

Të mërkurën, “Yahoo News Japonia” njoftoi se David Sneddon ishte parë në Korenë e Veriut, ku ai besohet se ka jetuar gjatë gjithë këtyre viteve.

Ata kurrë nuk morën kurrë një trup, thotë “The Independent”.

Burimet konfirmojnë se ai në fakt ishte rrëmbyer nga operativët e Koresë së Veriut dhe ka punuar si mësues në anglishteje për Kim Jong-un,  i cili në atë kohë ishte trashëgimtar i diktaturës së vendit.

Ai thuhet se punon si një mësues anglishteje në shkolla dhe ka një grua dhe dy fëmijë.

Departamenti Amerikan i Shtetit njoftoi të mërkurën se ata do të fillojnë kërkimin për Sneddon në Korenë e Veriut.