Një analizë e fundit shkencore tregon se britanikët që kanë jetuar rreth 10 mijë vjet më parë, kishin lëkurë të errët dhe sy blu. “Hulumtuesit nga Muzeu Historik Natyror i Londrës nxorën ADN-në nga Çeddar Man, skeleti më i vjetër i plotë i Britanisë, i cili u zbulua në vitin 1903”, raporton BBC.
Studiuesit e Universitetit të Kolegjit të Londrës përdorën analizën pasuese të gjenomit për një rindërtim të fytyrës.
Bëhet fjalë për njerëzit në një periudhë jo aq të vonë, madje më të hershme se grekët dhe trojanët e Luftës së Trojës.
Lajmi ka shkaktuar një varg reagimesh në mediat sociale, pasi për britanikët e sotëm nuk është e lehtë të konstatojnë se rrjedhin prej njerëzve që ngjajnë më shumë me afrikanët se sa me europianët.