Kryeministrja britanike, Theresa May, ka marrë një qëndrim të ashpër ndaj Rusisë derisa Britania dhe Rusia vazhdojnë të përplasen për sulmet në Siri dhe për rastin e helmimit të ish-spiunit rus, Sergei Skripal.
Brenga për një luftë të mundshme janë rritur derisa Rusia paralajmëroi Britaninë që të mos e kërcënojë me luftë bërthamore.
Ndërsa udhëheqësit ushtarakë kanë tërhequr vëmendjen se ekziston një rrezik real për luftë të nxitur nga Vladimir Putin.
Zonja May edhe më herët ka qenë shumë e qartë se Britania është e gatshme të përdorë armët nukleare në rast të një lufte me Rusinë.