Rajon & Botë

Britania e Madhe raporton 1,700 raste me Covid-19, shifra më e lartë në dy muajt e fundit

Numrat e rasteve të koronavirusit në Mbretërinë e Bashkuar kanë filluar të rriten përsëri.

Mesatarja shtatë ditore e rasteve ditore është rritur përsëri – duke arritur në 1,735 rezultate pozitive për një ditë në kërcimin më të madh të muajit, shkruan Daily Mirror, transmeton lajmi.net.

Hera e fundit që rastet ditore ishin aq të larta ishte në qershor, para se të lehtësoheshin kufizimet e mëdha izoluese.

Sidoqoftë, në atë kohë numri i vdekjeve ditore ishte relativisht shumë më i lartë.

Njëmbëdhjetë nga 13 vdekjet e sotme ndodhën në Angli, njëra u regjistrua në Skoci, një në Irlandën e Veriut dhe teksa në Uells nuk kishte vdekje të tjera.

Numri i përgjithshëm i të vdekurve në të gjithë vendin është tani 41,514 në të gjitha mjediset, duke përfshirë spitalet, shtëpitë e kujdesit dhe komunitetin e gjerë.

the authorGazetaKNN