Rajon & Botë

Britania e Madhe autorizon konceptimin e bebeve nga tre prindër

Britania e Madhe është bërë sot vendi i parë që autorizon konceptimin e bebeve nga tre ADN të tre prindërve për të evituar transmetimin e një sëmundje vdekjeprurëse të trashëgueshme, pas miratimit nga Komiteti Etik Britanik.

“Është një vendim historik dhe jam i sigurt se pacientët, gati për të përfituar nga kjo teknikë, do të jenë të lumtur”, deklaroi presidenti i Autoritetit të Rregullimit të Asistencës Mjekësore për Mbrojtjen dhe Kërkimin në Embriologji, Sally Cheshire.

“Ne do të përparojmë me shumë kujdes”, theksoi ajo.