Rajon & Botë

Britania brenda këtij viti nuk do të nis negociatat për largimin nga BE

Kryeministrja e re britanike, Thereza May, ka deklaruar se vendi i saj nuk do të nisë negociatat zyrtare për largimin nga BE-ja brenda këtij viti.

Ajo tha kështu pas takimit të mbajtur me kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel, raporton KTV.

Duke folur në Berlin, pas takimit me kancelaren e Gjermanisë, kryeministrja britanike tha se “largimi me kujdes dhe rregull nga BE-ja, do të kërkojë kohë”.

Por, nga ana tjetër, ajo insistoi se Mbretëria e Bashkuar do të ruajë “lidhjet e ngushta ekonomike” me unionin. Nga ana e saj, Merkel tha se të dyja palët dëshirojnë të arrijnë rezultatin më të mirë për Britaninë, por bëri thirrje për më shumë qartësi sa i përket afateve kohore.