Rajon & Botë

Britani e Madhe: Pirateria në internet do të dënohet deri 10 vjet burg

Pasi ka marrë pajtimin mbretëror javën e kaluar, Ligji digjital ekonomik ka hyrë në fuqi në Britani të Madhe.

Si rezultat i kësaj të gjithë ata që shpërndajnë dosje në internet mund të marrin deri në dhjetë vjet heqje lirie për shkak të shkeljes së drejtave të autorit.

Në korrik 2016, qeveria publikoi projektligjin Digjital ekonomik, sipas të cilit propozohet rritja e dënimit maksimal me burg nga dy në dhjetë vjet burg, ndërsa nga tash ka hyrë në fuqi, transmeton KosovaPress.