Rajon & Botë

Brexit: Sondazhet e fundit tregojnë se britanikët dëshirojnë të rrinë në BE

Sipas sondazheve të fundit, dëshira e britanikëve për qëndrim ose jo në Bashkimin Evropian ka ndryshuar që nga referendumi i mbajtur në qershor të këtij viti, i cili rezultoi me shumicën e votave për largimin e Britanisë së Madhe nga BE, transmeton Express.

Sipas sondazheve të fundit, shumica e votueseve, tani kërkojnë që Britania  e Madhe të qëndrojë në BE.

Qëndrimi në BE është mbështetur nga shumica e votave, që përfshinë 52  për qind të votave të përgjithshme, ndërsa 49 për qind e  dëshirojnë largimin.

Këto sondazhe tregojnë se një numër i vogël i votuesve kanë ndryshuar pikëpamjet e tyre që nga  koha kur ata kishin votuar për daljen e Britanisë së Madhe nga BE./Express