Gjykata e Lartë e Britanisë së Madhe vendosi sot se parlamenti e jo Qeveria duhet të miratojë fillimin e procesit të daljes së Britanisë nga Bashkimi Evropian, me çka mund edhe të anulohet Brexit-i, transmeton Agjencia e lajmeve franceze(AFP).
“Gjykata nuk ka pranuar argumentet e Qeverisë”, ka thënë gjyqtari.
Muajin e kaluar në Gjykatën e Lartë janë ankuar aktivistët që pretendojnë se kryeministrja Theresa May dhe ministrat e saj nuk kanë asnjë autoritet për të filluar për të filluar zbatimin e nenit 50 të Traktatit të Lisbonës e cila i mundëson shteteve anëtare të BE-së të dalin nga Bashkimi Evropian pa mbështetjen e qartë të Parlamentit.
Qeveria britanike është e dëshpëruar me vendimin e sotëm të Gjykatës së Lartë.
“Do të ankohemi për vendimin”, bëri të ditur kryeministrja May.
Siç thuhet në deklaratën e kabinetit të kryeministres, Britania ka votuar për dalje nga BE me anë të referendumit që e ka miratuar Parlamenti, transmeton AFP.