Gjatë ditës së djeshme është hapur edicioni i tretë i festivalit ndërkombëtar të teatrove “Prishtina International Theater Festival”
E në kuadër të këtij festivali si shfaqje mikpritëse është dhënë “Bretkosa”, në regji të Burbuqe Berishës.
Kjo shfaqje po cilësohet si një ndër shfaqjet me të mira që janë punuar në Kosovë deri më tani, shkruan FaktePlus.
E, derisa kjo shfaqje ka ngjallur interesim të madh, ajo që mori vëmendje mbrëmë pas mbarimit të saj, ishte se si aktori Enver Petrovci u ngjit në skenë për të përshëndetur aktorët e shfaqjes, Ilir Tafa, Donat Qosja, Basri Shala e Valmir Krasniqi.
Aktori, Petrovci edhe më herët kishte thënë se realizimi i një shfaqje si “Bretkosa”, është një nga veprat më të mira që është bërë në vendin tonë.
Për “Bretkosën”, sot gjatë ditës ka shkruar edhe regjisori Ben Apolloni.
Ai ka thënë se “Bretkoca” është shfaqje që duhet të luhet gjatë në Kosovë dhe të shikohet nga disa here, sidomos nga aktorët, sidomos nga regjisorët dhe SIDOMOS nga dramaturgët.
Shfaqja Brektosa deri tash është luajtur edhe për publikun e Gjakoves dhe të Tiranes/FaktePlus