Tema kryesore në mediat serbe, që po diskutohet që prej ditës së shtunë, kur Kosova dhe Serbia tensionuan raportet, për shkak të trenit me parulla nacionaliste serbe, që ishte nisur në drejtim të Kosovës, është dërgimi i pjesëtarëve të Njësisë Speciale të Kosovës në Veri.
Këtë temë po vazhdojnë ta qarkullojnë mediat serbe të kontrolluara nga Vucic, i cili ishte edhe i pari që kërkoi llogari pse njësitë elite të Policisë së Kosovës u lejuan të shkojnë atje -“në hapësirat ku ka vetëm serbë”.
Pas kësaj, ka reaguar edhe Ministri i Jashtëm i Rusisë Sergey Lavrov, i cili po ashtui kërkoi që njësia speciale të mos shkojë atje duke kërkuar edhe ndërhyrjen e BE’së.
Sipas Beogradi që prej aksionit të 25 korrikut 2011 Kosova nuk ka pasur të drejtë të dërgojë atje policë.
Këtë cështje e kanë sqaruar zyrtarë të NATO’s, të cilët kanë thënë se nuk ka kufizime të tilla për policinë e Kosovës.
Në medit serbe, të cilat citojnë zyrtarë anonimë të NATO’s thuhet se Kosova duhet të kërkojë leje tek KFOR’i për intervenime të tilla.
Por, përgjigja në Bruksel është krejtësisht tjetër.
“Institucionet e Kosovës nuk kianë obligim që të marrin leje nga KFOR’i për të vendosur forcat policore në territorin e Kosovës” thuhet në përgjigjen e zyrtarëve të NATO’s që e citojnë mediat serbe.