Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani pas mbledhjes së Kryesisë ka folur edhe për taksën 100 për qind.
Osmani ka folur si përfaqësuese e koalicionit qeverisës, ku edhe tha se për hapat e mëtejshëm do të takohen këto ditë për t’u koordinuar.
“Lidhur me konkretizimin a saj marrëveshje, besoj këto 2-3 ditë do të kemi një takim koordinues, dhe do të vendosen të gjithë hapat qoftë nga aspekti kohor, qoftë nga ai përmbajtjesor. Brenda pak ditësh do të jemi në gjendje, siç e kam potencuar edhe më herët këtë përgjigje nuk po e jap në emër të kuvendit, por, vetëm si partnere në koalicion”, tha Osmani. /Lajmi.net/