Aktuale

Brenda ditësh bëhemi me Ushtri, thotë Veseli

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka folur sot për sfidat që Kosova ka para vetes, por edhe për vizionin e saj dhe aspiratën euroatlantike të vendit.

Veseli ka folur edhe për Ushtrinë e Kosovës, gjatë një fjalimi në Akademinë përkujtimore kushtuar Komandantit Legjendar Adem Jashari, Familjes Jashari dhe gjithë dëshmorëve dhe të rënëve për liri, e cila u mbajt sot në Prishtinë, në kuadër të aktiviteteve që shënojnë Epopenë e UÇK-së.

Veseli paralajmëroi se Kosovën e ndajnë vetëm pak ditë nga krijimi i Ushtrisë së saj.

“Shumë shpejt, vetëm ditët na ndajnë, kur do të krijohet Ushtria e Kosovës, e cila do t’i shërbejë njëkohësisht sigurisë së vendit, paqes dhe stabilitetit rajonal e global”, citohet të ketë thënë kryeparlamentari Veseli. /Express/