Aktuale

Brenda ditës 49 aksidente trafiku, një i vdekur dhe 12 të lënduar

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë kanë ndodhur 49 aksidente trafiku, prej tyre një ka qenë me të vdekur, kurse 12 me të lënduar dhe 37 vetëm më dëme materiale.

E për të gjithë ata që kanë thyer rregullat e komunikacionit gjatë ngasjes së automjeteve, janë shqiptuar gjithsej 1056 gjoba.

Policia bëri të ditur se për vepra të ndryshme penale janë arrestuar 8 persona të dyshuar, dhe 7 janë në ndalim prej 48 orësh deri në një vendim tjetër të organeve të drejtësisë./FaktePlus