Aktuale

Brenda 24 orëve në Kosovë ndodhën 41 aksidente, 11 prej tyre me të lënduar

Në Kosovë gjatë ditës së djeshme kanë ndodhur 41 aksidente të trafikut, 11 prej tyre kanë qenë me të lënduar, teksa 30 të tjera me dëme materiale.

Sipas statistikave ditore të Policisë së Kosovës për shkelje të rregullave të komunikacionit gjatë ditës së djeshme, janë shqiptuar 1 mijë e 455 tiketa.

Më tutje, bëhet e ditur se dje janë arrestuar 22 persona për vepra të ndryshme penale, ku 13 prej tyre janë dërguar në mbajtje.


the authorGazetaKNN