Kompania Rajonale e Ujësjellësit ” Prishtina ka njoftuar konsumatorët e lagjes ” Bregu i Diellit” në Prishtinë se aktualisht kanë mungesë të ujit të pijshëm.
Ujësjellësi i kryeqytetit bën me dije se gjatë orëve të natës së mbrëmshme janë detyruar të ndërprejmn furnizimin me ujë të pijshëm në tubacionin në rrugën “Gazmend Zajmi”në Prishtinë.
“Arsyeja e ndaljes së funksionuari të tubacionit në fjalë, ka qenë mbrotja dhe siguria e qytetarëve që banojnë në afërsi të shkollës ,, Iliria,, ngase kompani private investuese përgjatë punimeve të tyre kanë ardhë deri në afërsi të gypit të ujësjellësit dhe me intervenimin e policisë së Kosovës dhe Inspekcionit komunal kemi qenë të detyruar të ndalim furnizimin, për të siguruar tubacionin”.
Ekipet janë në vendin e ngjarjes. Kjo kompani njëherit kërkon mirëkuptim nga konsumatorët.