Ka vetëm pak ditë që Mariah Carey ka konfirmuar marrëdhënien me balerinin e saj Bryan Tanaka, ndërsa ky i fundit ka folur për herë të parë për takimin e tij më yllin e muzikës.
“Që në takimin e parë, që ndodhi në studio muzikore kam ndjerë diçka për Mariah”, ka thënë balerini 32 vjeçar.
Tanaka zbuloi për “E! Online” se si gjërat ndryshuan gjatë kohës që ai punonte si balerini i këngëtares 47 vjeçare. Ndërsa shtoi se sa më shumë ditët kalojnë, aq më shumë ndjehet i dashuruar me këngëtaren, transmeton KosovaPress.
Kujtojmë se Mariah Carey pak ditë para se të konfirmonte lidhjen balerinin , e cila i kishte dhënë fund fejesës me miliarderin australian James Packer.