Aktuale

Brathu në veri të Mitrovicës. Zgjedhjet deri më tani po shkojnë mirë

Shefi i misionit të OSBE-së në Kosovë Jan Brathu ka deklaruar sot se procesi i votimit në veriun e Kosovës rezulton i rregullt dhe se në këtë pjesë të Kosovës kanë rreth 200 vëzhgues.

Brathu pas vizitës që i bëri vend votimit në shkollën fillore “Sveti Sava” shpreson se në tërë territorin e Kosovës deri në fund të ditës situata do të mbetet e qetë dhe pa probleme.