Angelina Jolie, aktorja e njohur e Hollywoodit po kërkon divorcin nga superylli i kinemasë amerikane, Brad Pitt, në një lëvizje që do t’i japë fund një prej martesave më të bujshme të botës, njoftoi sonte rrjeti infrmativ amerikan, CNN, që citon burime të afërta me procedurat juridike.
Rrjeti informativ i personazheve të njohura, TMZ kishte njoftuar që më parë për këtë ngjarje duke theksuar se Jolie kishte thënë se bëhej fjalë për diferenca të papajtueshme.
Jolie, 41 vjeçe dhe Pitt 52, u takuan gjatë xhirimeve, në 2004, të filmit aksion “Mr and Mrs Smith”.
Shumë shpejt ata u bënë epiqendra e paparacëve si edhe u quajtën ndryshe edhe Brangelina (lojë fjalësh mes Brad dhe Angelina – shën. i përkth.).
Çifti ka gjashtë fëmijë, përfshirë tre nga vende të tjera.