ShowBiz

Brad Pitt shfaqet tejet i dobët pas divorcit me Angelina Jolie

​Aktori 53 vjeçar i cili përherë është dukur tejet bukur, është parë në Los Anxhelos me një palë farmerka dhe një bluzë tejet të gjerë teksa dukej ekstremisht i dobët.

Gjashtë muaj më parë, Pitt është ndarë nga e shoqja Angelina Jolie me të cilën kishte pasur një lidhje 12 vjeçare.

Një burim i afërt me aktorin rrëfen se tashmë gjërat mes Pitt dhe Jolie janë rregulluar dhe të dy janë pajtuar që fëmijët duhet vënë në rend të parë. Një burim tjetër i ka thënë revistës People se Pitt është marrë shumë me fitnes kohëve të fundit dhe se i ka humbur disa kilogram.

Gjatë betejës për kujdestarinë e fëmijëve, Angelina ka kërkuar që ajo të jetë përgjegjëse për të 6-të fëmijët e tyre, kurse, Pitt ka kërkuar kujdestari të përbashkët.Çifti janë ndarë në mes të shtatorit të vitit të kaluar.