ShowBiz

Brad Pitt humb në peshë

Problemet me martesë dhe alkool e kanë lodhur për së tepërmi Brad Pitt, por ai nuk heq dorë nga puna.

Aktori ka nisur ngadalë që të rikuperohet dhe t’iu kthehet punëve të përditshme.

Brad Pitt (53) është kthyer në punë, ka veshur rrobat e astronautit dhe ka vazhduar xhirimin e filmit shkencor-fantastik ‘Ad Astra’, transmeton KosovaPress.

Aktori në filmin e regjisorit James Gray luan rolin e inxhinierit ushtarak, i cili është në kërkim të jetës në Neptun. Ai në fotografi duket se ka humbur shumë në peshë dhe humbja e kilogramëve ka nisur pas dështimit të martesës së tij me Angelina Jolie.