Rajon & Botë

Bota reagon pas vdekjes së Fidel Castros

Disa nderojnë Fidel Castrosn, disa nuk lënë në harresë zhgënjimin e shkaktuar prej tij.

Një përmbledhje e reagimeve të para gjatë ditës së sotme në botë pas vdekjes së Fidel Castros:

– Presidenti rus, Vladimir Putin –

“Një burrë shteti me shumë vlera që meriton të konsiderohet si një simbol i epokës së historisë moderne të botës. Fidel Castro ishte një mik i sinqertë dhe i besueshëm i Rusisë”.

– Ish-lideri i fundit sovjetik, Mihail Gorbaçov –

“Fidel rezistoi dhe forcoi vendin e tij gjatë bllokadës më të rëndë amerikane, në një periudhë kur mbi të ushtrohej një presion i madh, ai mundi ta udhëheqë vendin në rrugën e zhvillimit krejt i pavarur”.

– Presidenti francez, François Hollande –

”Fidel Castro mishëron revolucion kuban, me zgjimin e shpresës që më pas çoi në zhgënjim. Protagonist i Luftës së Ftohtë ai diti t’i demonstrojë kubanëve krenarinë e refuzimit të dominimit të jashtëm”.

– Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro –

“Të gjithë revolucionarët e botës duhet të ecin në gjurmët e tij dhe të mbajnë ndezur pishtarin e pavarësisë, të socializmit, dhe të kombit në shërbim të individit”.

– Kryeministri spanjoll, Mariano Rajoy –

”Ai kishte një qëndrim stoik historik dhe një influencë të madhe në rajon”.

– Presidenti kinez, Xi Jinping –

”Fidel Castro do të jetojë përjetësisht!”.

– Kryeministri indian, Narendra Modi –

”Castro një nga personalitetet ikonë të shekullit XX. India mban zi për humbjen e një miku të madh”