Shëndetësi

Borziloku fsheh fuqi shëruese

Borziloku shpesh duket si një gjethe mente, me të cilën është i afërt.

Gjethet e tij me aromë të fortë përdoren zakonisht si një shtesë në ushqimet e ndryshme.

Megjithatë, borziloku fsheh fuqi shëruese, transmeton “Zeri.info”.

Në mjekësinë popullore ai përdoret kundër kollitjes, sëmundjeve të veshkave, kokëdhimbjes dhe disponimit depresiv, ndërsa çaji nga kjo bimë përdoret kundër çrregullimeve menstruale.

Lëngu nga gjethet e tij përdoret kundër ftohjeve dhe inflamacionit të timpanit të veshit.

Kjo bimë përdoret shumë edhe nga kompanitë farmaceutike për prodhimin e barnave të ndryshme kundër sëmundjeve të lartpërmendura. /ZËRI/