Shëndetësi

Boronica si gardian i shëndetit

Në mes 40 llojeve të ndryshme të pemëve dhe perimeve, boronicat paraqesin burimin më të pasur të antioksiduesve. Për ketë më së shumti meritë kanë antocianinet, të cilët ia japin ngjyrën e saj karakteristike kësaj frute malore, tranmsrton “Zeri.info”.

Shumë hulumtime kanë treguar që lëngu i boronicave është ilaç i përkryer kundër anemisë, që boronica ngadalëson procesin e plakjes, përmirëson funksionimin e shikimit dhe qarkullimin e gjakut, ndalon fazat fillestare të zhvillimit të karcinomës.

Frutat e kësaj bime, origjina e së cilës është në Amerikën Veriore, e cila në formën e egër rritet në tokën me lagështi të moderuar të pyjeve gjetherënëse të ahut, përmban acide organike, veçanërisht të mollës dhe të limonit, pastaj sheqer, taninë pirokatehinike, vitamina C dhe B, karotinë, proteina, vajra yndyrore.

Përveç frutave edhe gjethet e boronicës janë shëruese, sepse janë minierë e vërtetë e mineraleve të kaliumit, natriumit, manganit, kromit, hekurit dhe bakrit.

Po ashtu janë të pasura me vitaminë C, acide organike, saponinë, sheqer dhe taninë. Frutat e boronicës paraqesin mjet të dobishëm në preventivë dhe terapinë e avitaminozës dhe hipovitaminozës, si dhe në shërimin e diarresë joinfektive te fëmijët. I njohur është edhe veprimi i tyre dietik. Pavarësisht për çka përdoren, më së miri është të konsumohen frutat e freskëta ose si lëng. Boronicat kanë shije të këndshme, të tharët-ëmbël. Megjithatë, nuk duhet të harrohet se nga këto fruta të rrumbullakëta e të lëngshme, me ngjyrë të kaltër të errët, krijohen shurupet, xhemat, reçelet e shijshme dhe kualitative.

Vitaminat: A, B, C, D,

Proteinat: 55 g

Mineralet: Kalium, natrium, mangan, krom

1. Dietike

I njohur është edhe veprimi i tyre dietik. Pavarësisht për çka përdoren, më së miri është të konsumohen frutat e freskëta ose si lëng. Boronicat kanë shije të këndshme, të tharët-ëmbël

2. Lëngu

Shumë hulumtime kanë treguar që lëngu i boronicave është ilaç i përkryer kundër anemisë, që boronica ngadalëson procesin e plakjes, përmirëson funksionimin e shikimit dhe qarkullimin e gjakut, ndalon fazat fillestare të zhvillimit të karcinomës

3. Origjina

Frutat e kësaj bime, origjina e së cilës është në Amerikën Veriore, e cila në formën e egër rritet në tokën me lagështi të moderuar të pyjeve gjetherënëse të ahut, përmban acide organike, veçanërisht të mollës dhe të limonit, pastaj sheqer, taninë pirokatehinike, vitamina C dhe B, karotinë, proteina, vajra yndyrore.