Ish-kryeministri Boyko Borisov, shpall fitoren e partisë së tij GERB pas zhvillimit të dielën të zgjedhjeve parlamentare.
“Disa muaj më parë, ne vepruam moralisht dhe dhamë dorëheqjen. Tani e vlerësojmë këtë mbështetje dhe përfundimi tregon kategorikisht se ne duhet të udhëheqim qeverinë”, deklaroi Borisov para gazetarëve në Sofie.
Sipas sondazheve të zhvilluara nga shumë agjenci në qendrat e votimeve, GERB ka marrë më shumë se 32 për qind të votave. Liderja e Partisë Socialiste (BSP), Korneliya Ninova pranoi humbjen, por tha se partia e saj do të përpiqet të krijojë një qeveri koalicioni nëse GERB-ja dështon të arrijë një maxhorancë në parlament.