Aktuale

Boris Johnson të enjten vjen në Kosovë

Sekretari i Shtetit për Punë të Jashtme i Britanisë së Madhe Boris Johnson do të vizitojë të enjten shtetin e Kosovës.

Kështu ka bërë të ditur përmes një njoftimi për media Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës.

“Të enjten, më 10 nëntor 2016, ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, do ta presë Sekretarin e Shtetit për Punë të Jashtme të Britanisë së Madhe, Boris Johnson, i cili do të qëndrojë në Kosovë për vizitë njëditëshe”, ka njoftuar MPJ.