Aktuale

Borë për 120 ditët e ardhshme

Tashmë ka filluar të keqësohet koha, ku po paralajmërohet edhe reshje të borës në të gjithë Europën

Reshjet e borës tashmë kanë arritur edhe në Britani të Madhe. Instituti i Meteorologjisë në Britani po paralajmëron se këto reshje do të zgjasin më shumë se 120 ditë, shkruan DailyStar, transmeton Gazeta Express.

Komunikacioni ka filluar të përballet me probleme, mirëpo autoritetet britanike kanë lëshuar paralajmërimet për qytetarët që të kenë kujdes në rrugë.

Ekziston frika që Britania këtë vit ta ketë vitin më të ftohtë ndonjëherë, pasi instituti thotë se asnjëherë më parë nuk ka pasur reshje të borës kaq herët, në muajin tetor, por që gjithmonë kanë filluar në muajin dhjetor/janar.