Reshjet e dendura të dëborës të rëna gjatë natës kanë krijuar probleme të shumta në zonën verilindore të vendit.
Të gjitha njësitë administrative të Dibrës aktualisht janë bllokuar.
Në aksin Peshkopi-Tiranë, qarkullimi kryhet me vështirësi dhe vetëm me zinxhirë, ndërsa temperaturat janë deri në -7 gradë celsius.
Disa persona të sëmurë nëpër fshatra janë dërguar në spitalin e Burrelit për ndihmë mjekësore.
Në aksin Qafë Ulëz – Bushkash ku makinat kanë mbetur të bllokuara në borë. Reshjet e borës kanë mbuluar edhe juglindjen si dhe Qafën e Llogarasë.
Rruga e Kombit mbetet segmenti më problematik dhe autoritetet bëjnë thirrje për shmangien e lëvizjes atje. Pjesa më problematike është pas tunelit të Thirrës, ku dëbora po arrin në 60 centimetra trashësi.
Ndërsa për herë të parë pas shumë vitesh borë ra edhe në Tiranë dhe Durrës.