Reshjet e mëdha të borës kanë bërë që të ketë vështirësi në rrugët e Kosovës për qarkullim, gjë që ka rezultuar ngecje dhe vonesa të mëdha në komunikacion.
Zëvendësministrin i Ministrisë së Infrastrukturës, Rexhep Kadriu, ka konfirmuar se mëngjesin e së shtunës të gjitha rrugët janë në gjendje të mirë dhe qarkullimi i automjeteve është i mirë për momentin.
“Gjendjen në të gjitha rrugët e kemi të mirë, asnjë rrugë nuk është e bllokuar, qarkullimi i automjeteve është i mirë për momentin”, është shprehur Kadriu.
Ai gjithashtu ka treguar se në mëngjes është intervenuar me hedhjen e kripes dhe tani rrugët janë duke u shkrirë.
“Në mëngjes është intervenuar me hedhjen e kripës, tani pritet për të dhënë efektin, rrugët janë duke u shkrirë”, ka shtuar Kadriu për lajmi.net.
Ai është shprehur se kompanitë e pastrimit gjatë gjithë natës kanë punuar dhe se nuk kanë informacione për rrugë të bllokuara.
“As nga policia e Kosovës dhe as nga menaxherët në terren nuk kemi informacione se ka pasur probleme në ndonjë rrugë të bllokuar, sepse gjatë gjithë natës kompanitë e pastrimit kanë punuar në hapjen e rrugëve.