Aktuale

Bora në Gjirokastër arrin trashësinë 20 cm

Si pasojë e reshjeve të borës të rëna gjatë natës, në Qarkun e Gjirokastrës paraqitet me problematika të caktuara veçanërisht në Qafë Muzinë.

Sipas policisë, në të gjitha akset rrugore lëvizja e automjeteve bëhet vetëm me zinxhirë, pasi trashësia e borës varion nga 15-20 cm.

Problematike janë kryesisht “Qafa e Muzinës” dhe “Uji i ftohtë “, ku në të dy vendet janë angazhuar borëpastruese për të bërë të mundur qarkullimin e automjeteve.

Policia Rrugore është në gatishmëri dhe po monitoron lëvizjen e automjeteve, duke iu ardhur në ndihmë drejtuesve të mjeteve.

“U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që të shmangin të gjitha lëvizjet e panevojshme, dhe në rast emergjence të mos hezitojnë të kërkojnë ndihmën e Policisë”, thuhet në njoftim.