Aktuale

Bora e grumbulluar mbi çati bie mbi një lokal në Prishtinë, ka të lënduar (Foto/Video)

Tek Santea në lagjen Dardani, para pak minutash ka ndodhur një incident.

Disa lexues të lajmi.net kanë dërguar disa fotografi dhe video, ku shihet se orteku i borës ka rënë mbi një lokal.

Sipas dëshmitarëve, disa persona kanë marrë lëndime të lehta, megjithatë në vendin e ngjarjes ka mbërritur ambulanca dhe zjarrfikësit./Lajmi.net/