Rajon & Botë

Bombë vetëvrasëse në një dasmë në Irak, 15 të vrarë

Një sulmues vetëvrasës ka vrarë të paktën 15 persona në një dasmë në afërsi të qytetit shitt Kerbala, thotë policia në Irak.

Ndërsa, AFP raporton se nga ky sulm u vranë 18 persona, transmeton Express.

Deri tani askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin, mirëpo është konstatuar se është sulm terrorist nga grupet militante.