Aktuale

Bombë në oborrin e ujësjellësit në Suhadoll

Një bombë është gjetur në oborrin e ujësjellësit në Suhadoll të Mitrovicës.

Burime të KosovaPress nga Mitrovica bëjnë të ditur se persona të panjohur dyshohet se kanë hedhur bombën nga një automjet në lëvizje por që fatmirësisht nuk ka eksploduar.

Sipas po këtyre burimeve ekipet përkatëse ndodhen në vendngjarje ndërsa Policia ende nuk e ka konfirmuar rastin.