Rajon & Botë

Bombardohet për herë të dytë spitali më i madh në Alepo

Spitali më i madh në Alepo është bombarduar për herë të dytë në të njëjtën ditë, derisa forcat e regjimit sirian me mbështetje nga Rusia tentojnë të vendosin kontroll mbi qytetin.

Të paktën dy barel-bomba e kanë goditur edhe dje spitalin në Alepo, që është nën kontroll të kryengritësve, kumtuan organizatat shëndetësore.

Dy bomba të improvizuara e kanë goditur spitalin M10, ndërsa, kemi informacion edhe për përdorimin e bombave thërrmuese”, deklaroi Ad’ham Salhou nga shoqatat shëndetësore siriano-amerikane.