Të paktën 13 persona u vranë sot gjatë një sulmi të pretenduar nga talebanët në qendër të Lahores.
Policia ka rrethuar zonën në Mall Road, një nga arteriet kryesore të kryeqendrës së Pendjabit, ndërsa dëshmitarët largoheshin nga frika e një shpërthimi të dytë.
Një drejtues i forcave të shpëtimit, Deeba Shahnaz, njoftoi se së paku 13 persona janë vrarë në shpërthim dhe të paktën të plagosur janë transportuar drejt spitaleve të qytetit, një bilanc i konfirmuar nga burime spitalore, përcjell Atsh.
«Shpërthimi ishte mjaft i fuqishëm. Kudo shikoje të plagosur dhe trupa të pajetë, flakë që përhapeshin në zonën e shpërthimit dhe njerëz që qanin”, tregoi për median një dëshmitar, Muhammad Tariq.