Aktuale

Bomba është gjetur në objektin e Administratës Pensionale

Një granatë dore është gjetur në objektin e Administratës Pensionale të Kosovës, ndërtesa e së cilës gjendet afër ish-Pallatit të Shtypit në Prishtinë.

Njësia për deminim e ka larguar granatën nga objekti ndërsa tash po hetohet nëse ka edhe ndonjë granatë tjetër.

Raportohet nga vendi i ngjarjes se punëtorët e Administratës Pensionale janë evakuuar nga zyrat e tyre.

Policia e ka konfirmuar rastin, por pa dhënë detaje tjera./kp