Rajon & Botë

Bomba e Koresë së Veriut, pesëfish më e fuqishme se ajo e hedhur në Nagasaki

Koreja Veriore, detonoi në mëngjesin e sotëm bombë hidrogjeni duke nxitur kështu tërmet të shkallës 6.3 të rihterit.

Dridhja tmerruese ishte hetuar edhe në verilindje të Koresë ku ndodhet edhe vend-testimi i Punggye-ri.

Sipas raportimeve kjo bombë e detonuar nga ekspertët vlerësohet të jetë pesë herë me e fuqishme se sa ”Fat Man” bombë plutoniumi kjo e cila u lëshua në Nagasaki më 9 gusht të vitit 1945 nga SHBA-të, duke lënë të vdekur menjëherë më shumë se 70 mijë njerëz, transmeton Klan Kosova.

Televizioni shtetëror korean, gjatë ditës pohoi që testi i gjashtë bërthamor, dhjetë herë më i fuqishëm se i pesti, ka qenë “sukses i përsosur”.