Kantautori amerikan Bob Dylan thotë se ai pranon Çmimin Nobel në Letërsi, duke i dhënë kështu fund heshtjes që prej vlerësimit me këtë çmim në fillim të këtij muaji.
Ai tha se nderimi që iu bë e kishte lënë pa fjalë, tha Fondacioni Nobel në një deklaratë.
Por, Dylan deklaroi për një gazetë angleze se nëse do tëk ishte mundësi do të shkonte ta merrte çmimin vetë personalisht.
Çmimi për yllin e muzikës u shpall më 13 tetor “për krijimin e shprehjeve të reja poetike në traditën e madhe amerikane të këngës”.
Megjithatë, mos reagimi i tij për një kohë të gjatë bëri që të ngrihen disa vetulla. Javën e kaluar, një anëtar i Akademisë Suedeze, që jep Çmimet Nobel, e përshkroi si të pasjellshme dhe arrogante sjelljen e këngëtari.
Por sipas Fondacionit Nobel, Dylan ditën e djeshme kishte telefonuar Sekretaren e Akademisë, Sara Danius dhe i tha: “Lajmi për fitimin e Çmimit Nobel më la pa fjalë. E vlerësoj kaq shumë nderimin që m’u bë”.