Në Abu Dhabi, një BMW Seria 4 e zakonshme nuk do të binte shumë në sy, versioni kabriolet e bënë më të veçantë.
BMW 435i kabriolet vjen me ngjyrë të kuqe Melbourne e cila i jep një shkëlqim dhe rrezatim, nuk mund të kalosh me të pa u vërejtur, transmeton Express. Po ashtu, ky version vjen me pakon M Performance e cila përfshinë të gjitha elementet e kësaj pako tek versioni Coupe.
Sa i përket performancës, ky model vjen me motor me 306 kf, ku përshpejtimin nga 0-100km/h e arrin për 5.5 sekonda.
I veçantë në këtë model është sistemi i shkarkimit të gazrave i cili është Akrapovic.










































