Aktuale

Blushi: Kur krimi pa kthim quhet përkthim, ky është mediokri Rama

Pas interpelancës së ditës së djeshme në Kuvend dhe replikave mes tyre, duket se deputetit dhe njëherësh edhe kryetarit të LIBRA-s Ben Blushi nuk “i ka dalë inati” me kryeministrin Edi Rama.

Përmes një statusi të tij në Facebook, deputeti Blushi akuzon kryeministrin për lidhje të tij me botën e krimit.

Madje duke përdorur ironinë, ai i kujton lirimin e Lulzim Berishës dhe mosarrestimin e Klemend Balilit si gabime në përkthim, nisur nga pikëpyetjet që shoqëruan ligjin e Vettingut dhe përkthimin që i ishte bërë.

“I Paafti thotë që Shqipëria i ka hapur negociatat me Bashkimin Europian, por ka një gabim në përkthim. Lulzim Berisha nuk është liruar nga burgu, por Vangjush Dako ka bërë një gabim në përkthim. Klement Balili është arrestuar, por grekët kanë bërë një gabim në përkthim. Ky është përkthimi i një mediokri pa kthim!”, shkruan Ben Blushi në Facebook.