Aktuale

Blushi: Jo Exit Poll, por exit Rama

Kryetari i LIBRA-s Ben Blushi, ka reaguar pas publikimi të disa sondazheve në opinion në lidhje me rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të mbajtura sot në Shqipëri, i cili rendit Partinë Socialiste si fituese e zgjedhjeve.

Blushi përmes Facebook-ut u ka bërë thirrje qytetarëve të mos u besojnë këtyre sondazheve, duke thënë se nuk është ‘Exit poll, por Exit Rama’.

Postimi i Blushit

JO EXIT POLL POR EXIT RAMA

Mos besoni asgjë që nuk ka dalë nga kutitë. Mungojnë 200 mijë vota për Qeverinë. Nuk ka Exit Poll por ka Exit Rama.