Blunt dhe Real 1 kohën e fundit janë shumë të pranishëm në titujt rozë.
Në fillim me një “sherr” mes tyre dhe reperëve Ledri Vula dhe Gjiko, e më tej me videot që sjellin në rrjete sociale, shkruan lajmi.net.
Janë bërë të shpeshta “thumbimet” që Blunt dhe Real po u bëjnë kolegëve, duke konsideruar që vetëm këta po bëjnë rep.
Njësoj ka vepruar Blunt në videon e fundit, ku pyet se çka ka ndodhur me reperët që nuk po bëjnë rep.
Kujtojmë që projekti i fundit nga Blunt dhe Real është “Tululu”, ndërsa dyshja kanë ndryshuar emrin artistik në “Shaolin Gang”. /Lajmi.net/