Aktori britanik, Orlando Bloom deklaroi se ka mbetur mik me ish-dashnoren e tij, këngëtaren Katy Perry dhe shtoi se ata janë shembull se ndarjet nuk duhet të ndërlidhen me urrejtjen.
Ai në një intervistë për revistën “Elle”, konfirmoi pohimet e Perry, e cila kishte bërë në Twitter muajin e kaluar se “askush nuk është viktimë apo negative” dhe se “edhe më tej mund të jeni miq edhe në dashuri me ish-partnerët”, transmeton KosovaPress.