Për herën e dytë është bllokuar magjistralja Prishtinë- Pejë nga banorët e fshatit Miradi e Ulët për rreth 1 orë.
Pas aksidenteve me fatalitet që kanë ndodhur në fshatin Miradi e Poshtme të Fushë Kosovës, banorët e fshatit Miradi e Poshtme, i cili gjendet 3 kilometra më poshtë se Vragolia, bllokuar magjistralen Prishtinë-Pejë.
GazetaBlic.com ka kontataktuar disa prej tyre të cilë kanë thënë se ata disa herë kanë qenë në Komunën e Fushë Kosovës për të kërkuar zgjidhje ku si ide ka qenë ndërtimi i një mbikalimi ose nënkalimi, apo edhe vendosjen e semaforëve. Por, ata thonë se deri më tani asgjë nuk është ndërmarrë në këtë drejtim.
Sot në këtë magjistrale janë bërë kolona të gjata sipasojë e bllokimit të rrugës njofton GazetaBlic.com
Për më shumë detaje shikojeni pamjet më poshtë./GazetaBlic.com