Aktuale

Bllokohet “Lagjja e Muhaxherëve” në Prishtinë, bie shtylla e energjisë elektrike

Të enjtën është bllokuar rruga “Naim Frashëri”, në Lagjen e Muhaxherëve në Prishtinë.

Kjo si shkak i rrëzimit të shtyllës së vjetër të energjisë elektrike në mes të rrugës.

Në disa fotografi shihet se shtylla me plot tela të energjisë është e rrëzuar në rrugë.

Ende nuk është raportuar se ka të lënduar.